Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Rrëzohet aeroplani me 107 pasagjerë në bord në Pakistan

12:34 | 22 Maj 2020

Aeroplani i Pakistan International Airlines u rrëzua me 107 pasagjerë në bord.

Një aeroplan Airbus SE i operuar nga Pakistan International Airlines u rrëzua me 107 persona në bord, tha Autoriteti i Aviacionit Civil të vendit, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Fluturimi që po shkonte nga Lahore në Karaçi kishte 99 pasagjerë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit në bord, tha AAC.

Nuk kishte asnjë informacion të menjëhershëm për viktimat. /Lajmi.net/