Rrëzimi i Qeverisë, takohen Kurti e Mustafa

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, është takuar sot me të parin e LDK-së, Isa Mustafa.

Lajme

22/05/2019 10:44

Takimi i tyre ka të bëjë me përgatitjet për rrëzimin e Qeverisë, teksa siç ka potencuar Kurti përmes një postimi në Facebook, Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion, shkruan lajmi.net.

Kurti ka thënë se me Mustafën është pajtuar për përgatitjen e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë.

Ky është postimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Sot takova kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Biseduam për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion institucional. Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U pajtuam që t’i bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë. /Lajmi.net/