Rrezikohen qytetarët nga rrëzimi i një mjeti punues në një prej lagjeve të Prishtinës
Punime të shumta ka vazhdimisht rrugëve të Prishtinës. Shumë prej këtyre punimeve lidhen edhe me ndërtimet e larta që po bëhen e disa nga to me gërryerjen e shtrimin e rrugëve. E një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur sot pikërisht në afërsi të Veternikut, tek disa ndërtesa pranë Spitalit Amerikan, transmeton lajmi.net. Sipas raportimeve…

Lajme
Punime të shumta ka vazhdimisht rrugëve të Prishtinës.
Shumë prej këtyre punimeve lidhen edhe me ndërtimet e larta që po bëhen e disa nga to me gërryerjen e shtrimin e rrugëve.
E një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur sot pikërisht në afërsi të Veternikut, tek disa ndërtesa pranë Spitalit Amerikan, transmeton lajmi.net.
Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes nuk ka ndonjë person të lënduar, derisa në vendin e ngjarjes është ndalur qarkullimi deri në largimin e mjetit punues nga vendi ku është rrëzuar./Lajmi.net/