Rrezik për fëmijët tek shkolla “Elena Gjika” në Prishtinë, dëmtohet shtylla

Një mini-park u realizua para më shumë se një viti në lagjen “4 Llullat”, saktësisht tek shkolla Elena Gjika. Ndër të tjerash rruga në këtë anë u bë një kahore dhe para shkollës qarkullimi lejohet vetëm për këmbësorë. Por pikërisht shtyllat të cilat mbajnë këtë shenjë paralajmëruese është gati të rrëzohet. E njëjta mund të…

Lajme

11/03/2025 09:03

Një mini-park u realizua para më shumë se një viti në lagjen “4 Llullat”, saktësisht tek shkolla Elena Gjika.

Ndër të tjerash rruga në këtë anë u bë një kahore dhe para shkollës qarkullimi lejohet vetëm për këmbësorë.

Por pikërisht shtyllat të cilat mbajnë këtë shenjë paralajmëruese është gati të rrëzohet.

E njëjta mund të shkaktojë ndonjë dëm fizik tek fëmijët, të cilët vazhdimisht qarkullojnë në këtë anë.

Nuk dihet nëse ndokush nga komuna do të përkujdeset për rregullimin e kësaj shtylle, apo do mbetet ashtu- si shumë probleme të tjera në Prishtinë./Lajmi.net/