Rrethrrotullimi i ri në Gjakovë përmirëson qarkullimin në trafik
Rrethrrotullimi i ri në Gjakovë do të inaugurohet të mërkurën më 27 janar, duke e finalizuar bashkëpunimin e suksesshëm në mes projektit DEMOS dhe Komunës së Gjakovës.

Lajme
Ndërtimi i këtij rrethrrotullimi ka rezultuar pas sugjerimit të zyrtarëve komunalë të Gjakovës gjatë vlerësimit të nevojave dhe identifikimin e intervenimeve të mundshme në hapësirat publike dhe infrastrukturën rrugore.
Sipas një njoftimi të Komunës së Gjakovës, ndërtimi i trotoarit ka filluar më 2015, ndërsa, është mundësuar nga fondet e përbashkëta të projektit DEMOS dhe Komunës së Gjakovës. Shumë e përgjithshme e projektit është 116,357.98 euro.
“Qëllimi ynë me financimin e këtij rrethrrotullimi është që ti mundësojmë Komunës së Gjakovës që dukshëm të përmirësojnë trafikun dhe infrastrukturën rrugore. Qëllimi tjetër është që granti të shfrytëzohet për trajnimin e zyrtarëve komunalë në dizajnimin, tenderimin dhe monitorimin më të mirë të projekteve. Shpresojmë se kjo do tu ndihmojë investimeve të ardhme të komunës”, theksoi Norbert Pijls, menaxh er i projektit DEMOS.
Në anën tjetër, zyrtarët komunalë të Gjakovës deklarojnë se rrethrrotullimi do të përmirësojë qarkullimin në trafik dhe se do të zvogëlojë dukshëm numrin e aksidenteve në trafikun lokal./KosovaPress