Rreth një e katërta e popullsisë së botës nuk do të ketë qasje në vaksinën anti-COVID deri në vitin 2022

Ekspertët thonë se sigurimi i vaksinës anti-covid për të gjithë botën nuk do mund të realizohet deri në vitin 2022.

Lajme

16/12/2020 12:31

Një në katër persona në botë nuk do të mund të vaksinohet kundër koronavirus për dy vitet e ardhshme, paralajmërojnë studimet.

Shkencëtarët kanë gjetur se më shumë se gjysma e vaksinave që janë porositur janë për shtetet me të ardhura të larta, që përbëjnë vetëm 14% të popullsisë së botës, shkruan “DailyMail”.

Nëse vaksinat prodhohen pa ndalim, deri në fund të vitit 2021 do të sigurohen rreth gjashtë miliardë doza, transmeton lajmi.net.

Kjo do të thotë se rreth një e katërta e popullsisë do të mbetet pa vaksinë anti-covid deri në vitin 2022.

SHBA kanë porositur sasinë më të madhe prej 800 milionë dozave, mirëpo Kanada ka porositur sasinë më të madhe për kokë banori, duke siguruar 5 doza për kokë banori.

Kjo vaksinë jepet në dy doza, pra numri i dozave të porositura ose siguruara do të mjaftoj për vaksinimin e gjysmës së shifrës së dozave.

Çmimet e vaksinës do lëvizin prej 6$ deri në 74$ për dozë. /Lajmi.net/