Rreth 40 gra raportuan dhunën ndaj tyre brenda 7 ditëve

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Lipjan, Viti, Klinë dhe Pejë. Në gjashtë nga shtatë rastet e raportuara viktimat kanë qenë femra. Kurse rreth 40 raste të dhunës në familje, përfshirë sulme fizike e psikike, kërcënime dhe ngacmime, janë raportuar në Policinë e…

Lajme

02/11/2026 09:19

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Lipjan, Viti, Klinë dhe Pejë.

Në gjashtë nga shtatë rastet e raportuara viktimat kanë qenë femra. Kurse rreth 40 raste të dhunës në familje, përfshirë sulme fizike e psikike, kërcënime dhe ngacmime, janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë javës së fundit.

Prishtina prin me 11 raste, pasuar nga Peja me gjashtë.

Si nisi gjithçka?

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, shifra të frikshme të dhunës ndaj grave: 24 raste në tri raportet e Policisë, të paktën 16 të dyshuar në mbajtje

Në disa raste, viktimat kërkuan ndihmë mjekësore, ndërsa një grua dhe foshnja e saj u dërguan në strehimore.

Policia arrestoi disa të dyshuar, ndërsa në Deçan dhe Pejë sekuestroi armë e municion.

Raportimet përfshijnë shkelje të urdhrave mbrojtës.

Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Që nga paslufta, 97 gra janë vrarë në Kosovë; tetë prej tyre këtë vit, përfshirë Arlinda Zekajn./Lajmi.net/