Rreth 30 përfaqësuese të botës së modës zbarkojnë në “Petrol Company”, shprehen të mahnitura nga mikpritja
Një organizim i bërë së fundi në botën e modës dhe të bukurës, mblodhi përfaqësuese të shumë vendeve anembanë botës në Kosovë. “Miss Freedom of the World 2025” solli në Kosovë përfaqësuese nga Zvicra, Turqia, Filipina, Meksika, Japonia, Suedia, Azerbajxhan, Kanada, Haiti, Franca, Moldavia, Indonezia, Ukraina, Kameruni, Taiwani e shumë tjera. Përpos organizimit që bëhet…

ShowBiz
Një organizim i bërë së fundi në botën e modës dhe të bukurës, mblodhi përfaqësuese të shumë vendeve anembanë botës në Kosovë.
“Miss Freedom of the World 2025” solli në Kosovë përfaqësuese nga Zvicra, Turqia, Filipina, Meksika, Japonia, Suedia, Azerbajxhan, Kanada, Haiti, Franca, Moldavia, Indonezia, Ukraina, Kameruni, Taiwani e shumë tjera.
Përpos organizimit që bëhet në kuadër të “Miss Freedom” të njëjtat zgjedhin një veçantë për ta vizituar.
Bukuroshet nga vendet e ndryshme të botës ndaluan në “Petrol Company”, apo njërën nga kompanitë më të mëdha në Kosovë.
Të njëjtat janë shprehur të surprizuara me Kosovën, por edhe me pritjen që iu është bërë në kompaninë “Petrol Company”.
Armela Shapi, prezantuese e “Miss Freedom of the World” tha se rreth 30 shtete përfaqësohen nga missa-t në këtë organizim, meqë rast të njëjtat vizituan edhe kompaninë me të cilën bashkëpunojnë tash e 7 vite.
“Një organizim i suksesshëm duhet bashkëpunuar me biznes të suksesshëm, edicioni i 15-të dhe jemi për shtatë vite bashkëpunëtor me Petrol Company”,tha Shapi.
Po ashtu organizatori i “Miss Freedom of the World 2025”Shpejtim Zeneli u shpreh se ky organizim përpos botës së të bukurës e modelimit i shërben për të mirë edhe shtetit të Kosovës pasi ka përfaqësuese të shumta nga vendet që s’e kanë njohur ende vendin tonë.
“Këtë vit e kemi bashkëpunimin e ngushtë me Petrol Company e Holiday Resort” tha Zeneli duke njoftuar se kompanitë janë përkujdesur edhe për akomodimin e përfaqësueseve.
Kurse menaxherja e marketingut në Petrol Company shprehu falënderim për përfaqësueset e “Miss Freedom” të cilat vizituan kompaninë.
Ajo tha se kushdo që dëshiron ta vizitojë kompaninë “Petrol Company” janë të mirëseardhur dhe se është kënaqësi që t’ua prezantojnë.
“Ne vazhdojmë me ofrimin e derivateve me cilësi të lartë e çmime të ulëta, e dhurimin e shpërblimeve të ndryshme”,deklaroi menaxherja e marketingut- Fatjeta.
Kurse Sindi Beqiraj nga Deçani e cila jeton në Zvicër u shpreh krenare që mund ta prezantojë Kosovën në këtë eveniment.
Ajo tha se vajzat tanimë janë shprehur të mahnitura me Kosovën.
“ S’kam menduar kurrë se mundem me e prezantu vendlindjen e babait tim në Kosovë, reagimi ka qenë i mirë i të gjitha vajzave janë shumë të bukura”.
Petrol Company si lider të shërbimeve në derivate shpesh herë kanë ndihmuar e përkrahur organizime të ndryshme në Kosovë, të cilat në thelb kanë edhe prezantimin e shtetit tonë./Lajmi.net/