Rreth 2500 konsumatorë në Prishtinë mbesin pa rrymë, KEDS njofton për avari

Rreth 2,500 konsumatorë në disa zona të Prishtinës kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e një avarie në NS 110/20 kV Prishtina 6. Sipas njoftimit të KEDS-it, ndër zonat e prekura janë Kampusi Universitar, Aktashi dhe Lagjja Pejton, transmeton lajmi.net. KEDS ka bërë të ditur se ekipet e saj janë në terren dhe po…

Lajme

18/11/2026 20:19

Rreth 2,500 konsumatorë në disa zona të Prishtinës kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e një avarie në NS 110/20 kV Prishtina 6.

Sipas njoftimit të KEDS-it, ndër zonat e prekura janë Kampusi Universitar, Aktashi dhe Lagjja Pejton, transmeton lajmi.net.

KEDS ka bërë të ditur se ekipet e saj janë në terren dhe po punojnë për sanimin e avarisë dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve të prekur dhe ju falënderojmë për durimin”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./lajmi.net/