Rreth 2,000 persona evakuohen për të larguar një bombë në Poloni

Policia polake ka njoftuar për evakuuimin e më shumë se 2,000 personave, pasi ka zbuluar një bombë të pashpërthyer të periudhës së Luftës së Dytë Botërore, me peshë 250 kilogramë, transmeton AP.

Bota

09/08/2018 15:33

Bomba është zbuluar në Lumin Oder në qytetin Glogow, zonë në jugperëndim të Polonisë, e cila ka qenë pjesë e Gjermanisë gjatë luftës.

Zyrtari përgjegjës për policinë në Glogow, Lukasz Szulikowski, i ka thënë agjencisë së lajmeve PAP, se autoritetet janë duke evakuuar 2,000 deri në 3,000 persona afër një shkolle, para se të fillojë largimi i bombës.

Ai ka thënë se bomba është zbuluar gjatë pastrimit të fundit të lumit.

Transmetuesi privat, TVN24, ka raportuar se kjo është bomba e katërt e periudhës së Luftës së Dytë Botërore që është gjetur në këtë rajon prej vitit të kaluar.