Rreth 1 mijë qytetarë të Kosovës ndodhen në shtete të ndryshme të Lindjes së Mesme, MPJD: Të gjithë janë mirë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët e Kosovës që ndodhen në Lindje të Mesme. Ata kanë thënë se po e përcjellin gjendjen e tyre dhe po ofrojnë mbështetjen e nevojshme, shkruan lajmi.net. MPJD ka thënë se aktualisht në Izrael ndodhen 21 qytetarë të Kosovës,…
Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët e Kosovës që ndodhen në Lindje të Mesme.
Ata kanë thënë se po e përcjellin gjendjen e tyre dhe po ofrojnë mbështetjen e nevojshme, shkruan lajmi.net.
MPJD ka thënë se aktualisht në Izrael ndodhen 21 qytetarë të Kosovës, në Arabi Saudite 331 qytetarë, në Emiratet e Bashkuara Arabe rreth 400 qytetarë rezidentë dhe 70 turistë, në Katar 75 qytetarë, në Kuvajt përafërsisht 60, në Bahrein 4 qytetarë dhe në Oman 2 qytetarë.
“Sipas informacioneve nga misionet tona diplomatike, të gjithë qytetarët tanë aktualisht janë në gjendje të mire shëndetësore. Ministria është duke punuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të koordinuar me autoritetet e shteteve përkatëse për të identifikuar dhe siguruar opsionet më të përshtatshme për evakuimin e qytetarëve tanë, nëse kjo paraqitet si e nevojshme”, ka njoftuar MPJD.
Ata kanë thënë se kufijtë tokësorë me Omanin mbeten të hapur, si dhe janë të disponueshme edhe disa opsione fluturimi, nga Rijadi drejt Frankfurtit dhe nga Xheda drejt Prishtinës.
“Megjithatë, institucionet vendore të të gjitha shteteve të rajonit, rekomandojnë dhe udhëzojnë që në këtë fazë të mos ndërmerren udhëtime, deri në qetësimin e plotë të situatës së sigurisë. Autoritetet përkatëse kanë bërë të ditur se secili udhëtim i ndërmarrë në rrethana të tilla bëhet me përgjegjësi individuale, pasi shtetet nuk mund të marrin përgjegjësi për pasojat e mundshme që mund të lindin nga zhvillimet e paparashikueshme të situatës”, thuhet ndër të tjera.
Ata kanë dhënë disa rekomandime për qytetarët e Kosovës atje:
Të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin me përpikëri udhëzimet e autoriteteve lokale.
Të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në njoftim të radhës.
Të qëndrojnë në kontakt të rregullt me përfaqësitë tona diplomatike.
Për çdo nevojë urgjente, qytetarët mund të kontaktojnë:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe: +971 547092109
Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael: +972 586 340450
Ambasada e Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite: +966 537508835
Ambasada e Republikës së Kosovës në Katar: +974 5055 9453
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës mbetet e angazhuar maksimalisht për sigurinë dhe mirëqenien e çdo qytetari të Republikës së Kosovës dhe do të vazhdojë të informojë rregullisht për çdo zhvillim të ri.
Njoftimi i plotë: