Rrëfimi prekës i  22 vjeçares: Shtatzënia më shpëtoi jetën

Një 22-vjeçare i shpëtoi vdekjes falë shtatzënisë.

Lifestyle

19/05/2019 15:11

Iris Doyle nga Australia vuante nga anoreksia që prej moshës 10-vjeçare. E rritur me këtë sëmundje, e reja nuk kishte pasur cikël menstrual prej vitesh. Ajo ishte gjithnjë e dobët fizikisht, me shëndet të lig dhe gjatë gjithë kohës në gjendje ankthi.

Mjekët e Iris, të shqetësuar për shëndetin e saj, e kishin paralajmëruar se do të vdiste nëse nuk kurohej.

“Kur isha më keq se kurrë, mjekët më thanë: Nëse nuk merr ndihmën e nevojshme, do të vdesësh. Organet e mia jetësore dhe simptomat nga kequshqyerja ishin kaq të rënda sa mjekët donin të më shtronin”, tregoi 22-vjeçar për DailyMail.

Anoreksia e 22-vjeçares përkeqësohej gjithnjë e më shumë, pasi problemi i saj ishte psikologjik.

Megjithatë, vetëm pasi zbuloi se ishte shtatzënë me djalin e saj Oliver, sot 1 vjeç, mori vendimin për të bërë gjithçka kishte në dorë për t’u rikuperuar. Pasi zbuloi se ishte shtatzënë, Iris tha se ky fakt kishte qenë si një thirrje brenda vetes se duhet të bënte diçka për të jetuar.

“Shtatzënia më shpëtoi jetën. Nuk kam fjalë për të përshkruar çfarë eksperience e mrekullueshme ishte. Më ndihmoi që të rikuperohesha, pasi e dija që trupi im kishte nevojë për ushqim në mënyrë që bebja të ishte i shëndetshëm”.

E që prej shtatzënisë ajo mban tashmë një dietë të shëndetshme ushqimore dhe është 49 kilogramë. Ndonëse dëshiron të ketë edhe disa kilogramë më tepër, Iris ndihet sot krenare për veten./tvklan.al