Rrëfimi në e diela Shqiptare: “Kështu më përdhunonte babai” (Video)

Një vajzë e re, bionde, e cila nuk e shfaqi kurrë fytyrën, tregoi për gazetaren Dalina Buzi në “E diela Shqiptare” historinë tronditëse të abuzimit që i bënte që në moshën 8 vjeçare, i ati i saj. 

Lajme

08/02/2015 21:34

“Në fillim më prekte e më përkëdhelte duke më thënë se e bënte nga dashuria, pastaj kur u bëra pak më e madhe fillova të bëj seks. Ai më merrte përdore, kur kalonim rrugës ai u buzëqeshte me mirësi njerëzve pastaj më çonte në pyll ku abuzonte me mua. E bënte këtë gjë, çdo ditë, çdo mbrëmje, ose maksimumi në çdo dy tre ditë”.

E pyetur se pse nuk e kish treguar kurrë këtë histori, ajo u përgjigj thjesht nga frika. Më pas vajza tregoi se personi i parë më të cilin ajo e foli këtë histori ishte bashkëshorti i saj menjëherë pas martese. Por edhe ai, burri, pra, menjëherë sapo u njoh me këtë ngjarje të tmerrshme, e la gruan e re. “Sot unë vetëm fizikisht jam e re, sepse në shpirt jam e vdekur” tha vajza.