Rrëfimet e ndjeshme të banorëve që BIK-u i nxori nga shtëpitë në Prishtinë, disa prej tyre janë aty që 80 vjet

Bashkësia Islame në Prishtinë, ka marrë vendim për rrënimin e disa shtëpive në një pjesë të Prishtinës duke i zëvendësuar ato me ndërtime të larta, gjë që po kundërshtohet nga banorët. Njëra prej banoreve në këtë vend ka thënë për  Lajmi.net se banorët të cilët jetojnë në atë pjesë janë aty tash e 50 vite.…

Lajme

02/07/2024 14:41

Bashkësia Islame në Prishtinë, ka marrë vendim për rrënimin e disa shtëpive në një pjesë të Prishtinës duke i zëvendësuar ato me ndërtime të larta, gjë që po kundërshtohet nga banorët.

Njëra prej banoreve në këtë vend ka thënë për  Lajmi.net se banorët të cilët jetojnë në atë pjesë janë aty tash e 50 vite.

“Prej 1967 qitu jam 1968 e kum gjet djalin edhe qikën, kta po dojn me na qit i thash ama ni banesë dal vet mos um ngreh zhag ktu jam plak skam ku me shku”, është shprehur ajo.

Ajo thotë se gjatë vitit 1967 koha kur kishte shkuar për të jetuar aty nuk kishte pasur as ujë.

“80 vjet i kam skam ku me shku burri m’ka vdek, ne tum qesin qitu në sokak flej skam ku shkoj, 1967 kum ardh qitu burri jem e ka ble me pare, kur kum ardh ktu ska pas as ujë”, ka thënë ajo.

Mes tjerash në lidhje me këtë situatë të krijuar është shprehur edhe një burrë i cili tha se është për të ardhur keq se si një grua është tërhequr zvarrë për të lënë shtëpinë.

“E kanë qit plakën zhag prej shpisë me polici ajo tmerr është, Institucion fetar me ba kshtu veç Millosheviqi ka mujt me ba kshtu e jo kta”, ka thënë ai.

Sipas tij Bashkësia Islame deri në vitin 2016 nuk ka pasur pronësi në atë pjesë.

“Deri në 2016 kta nuk kanë pas pronësi ktu, 2016 komuna jau paska dhanë lejen fletë procedurën për me shfrytëzu xhamin jo si pronarë”.

Ndër të tjera ai thotë se mbetet i shqetësuar për fatin e shtatë familjeve në atë zonë i cili thotë së shembja e shtëpive nuk ka lidhje me oborrin e xhamisë por me ndërtime të larta, duke mos u kompensuar. /Lajmi.net/