Rrëfehet Afërdita Dreshaj: Çfarë më tha Kubi gjatë propozimit dhe plani i fshehtë me time motër
Pas katër vitesh lidhje, Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj Jakub Kindl më në fund kanë hedhur hapin e madh.
ShowBiz
Çifti tashmë është zyrtarisht i fejuar pasi Kindl, natën e Krishtlindjeve, i propozoi për martesë bukuroshes shqipatare, e cila së fundmi ka rrëfyer të gjitha detajet e natës magjike në një intervistë për “Revistawho.com”.
“Ishte një natë magjike… As në ëndrra nuk e kisha imagjinuar ashtu. Nuk e prisja fare, deri në momentin që ai është ulur në gjunjë nuk e kam kuptuar se çfarë po ndodhte dhe kjo besoj që e bëri të paharrueshme për ne të dy atë moment. Kubi njihet si partneri i surprizave, por kjo ishte më shumë se çdo gjë, një nga momentet më të bukura dhe emocionuese të jetës sime.”-ka rrëfyer Afërdita, duke treguar më tej se lojtari çek i hokejt kishte që në shtator që përgatitej për këtë surprizë.
“Unaza ishte e personalizuar, e dizenjuar enkas për mua në SHBA dhe kërkonte disa javë realizimi. Nga ana tjetër është marrë me të gjitha rezervimet. Zgjodhi hotelin ku kemi qëndruar herën e parë kur unë kam ardhur në Pragë, ‘Four Seasons’ dhe donte me çdo kusht që të më propozonte aty, sepse ai vend ka një kuptim për ne të dy. Ai më solli Jehonën (motrën) surprizë, si një dhuratë për Krishtlindje, por edhe aty kishte diçka të fshehur, sepse ajo solli unazën që ishte bërë gati tashmë në Amerikë, ndonëse unë kam menduar gjithë kohën se Jehona ishte surpriza ime e festave… Por edhe ajo ishte bashkëpunëtore në këtë surprizë.”-ka treguar Dreshaj.