Rrahmani pritet ta rinovojë kontratën me Napolin

Amir Rrahmani pritet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin.

Sport

03/05/2022 21:18

Siç bën të ditur vetë agjenti i lojtarit për KOHA, marrëveshja e ofruar nga napoletanët është një kontratë pesëvjeçare.

Rrahmani po vazhdon me paraqitje të mira me katër herë kampionët italianë, çka i ka shtyer këta të fundit që ta “blindojnë” mbrojtësin.

Gjatë këtij sezoni, Rrahmani ka luajtur në 34 ndeshje dhe ka realizuar katër gola. /Lajmi.net/