Rrahmani në fundjavë mund të shkruaj historinë, ja si mund të shpallet kampion Napoli

Napoli fitoi mbrëmjen e djeshme me rezultatin 0-1 kundër Juventusit, kështu që matematikisht mund të kurorëzohet si kampion i Italisë në fundjavën e ardhshme. Napolitanët kryesojnë në tabelë me 78 pikë pas 31 ndeshjeve, 17 më shumë se skuadra e vendit të dytë, Lazio. Me shtatë ndeshje të mbetura deri në mbyllje të sezonit 2022/23…

Sport

24/04/2023 15:59

Napoli fitoi mbrëmjen e djeshme me rezultatin 0-1 kundër Juventusit, kështu që matematikisht mund të kurorëzohet si kampion i Italisë në fundjavën e ardhshme.

Napolitanët kryesojnë në tabelë me 78 pikë pas 31 ndeshjeve, 17 më shumë se skuadra e vendit të dytë, Lazio. Me shtatë ndeshje të mbetura deri në mbyllje të sezonit 2022/23 në Serie A, në lojë janë edhe 21 pikë.

Napoli tashmë mund të shpallet kampion në Itali javën e ardhshme, nëse mposht Salernitanan, të shtunën e 29 prillit, dhe Lazio barazon ose humb kundër Interit, të dielën. Napoli është në pritje të trofeut të Serie A që prej vitit 1990, kur e kishin fituar titullin për herë të dytë në histori të klubit.

Deri më tani në këtë sezon, skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti ka regjistruar 25 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje.