Rrahmani: Komisioni për Ekonomi të ftojë për raportim KEDS-in dhe ZRrE-në
Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka thënë pas ankesave të qytetarëve për faturim të fryrë të energjisë elektrike, se ata të cilët e kanë vërejtur këtë, duhet t’i drejtohen ZRrE-së. “Si Kuvend është mirë që Komisioni për Ekonomi të ftoj në raportim rreth këtyre faturimeve ZRRE-në dhe KEDS-in”, ka shkruar deputeti në Facebook. Eman Rrahmani…
Lajme
Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka thënë pas ankesave të qytetarëve për faturim të fryrë të energjisë elektrike, se ata të cilët e kanë vërejtur këtë, duhet t’i drejtohen ZRrE-së.
“Si Kuvend është mirë që Komisioni për Ekonomi të ftoj në raportim rreth këtyre faturimeve ZRRE-në dhe KEDS-in”, ka shkruar deputeti në Facebook.
Eman Rrahmani po ashtu e ka cekur se Kosova duhet ta ketë në fokus ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë me thëngjill, transmeton lajmi.net.
“Kosova ka rezerva të mjaftueshme të thengjillit, popullit dhe bizneseve mund t’i ofrohet çmim i përballueshëm i energjisë por edhe kapacitet për eksport të mjaftueshëm”, ka shkruar ai.