Rrahmani: Analistët që mbrojnë profilet e rreme janë të lidhur drejtpërdrejt me ta

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Eman Rrahmani ka shkruar në lidhje me profilet e rreme në rrjete sociale që po komentojnë dhe fyejnë njerëzit që kritikojnë pushtetin. Ai ka thënë se këto profile ditëve të fundit po mbrohen nga analistë dhe moralistë që i ka quajtur “të rremë dhe servilë të pushtetit”, që sipas tij…

Lajme

26/07/2026 16:42

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Eman Rrahmani ka shkruar në lidhje me profilet e rreme në rrjete sociale që po komentojnë dhe fyejnë njerëzit që kritikojnë pushtetin.

Ai ka thënë se këto profile ditëve të fundit po mbrohen nga analistë dhe moralistë që i ka quajtur “të rremë dhe servilë të pushtetit”, që sipas tij kanë për qëllim që të neutralizohet kjo situatë pasi ka thënë se po shfaqet hapur lidhshmëria e pushtetit me këto profile.

“Kjo është faza e parë që pushteti e përdor për ta neutralizuar këtë situatë. Pastaj vijnë mekanizmat tjerë të tëtij pushteti në ditët në vijim… Këta moralistë, apo servilë të pushtetit, jam i bindur se janë të lidhur drejtpërdrejt me shumë profile të rreme dhe janë pjesë e organizuar e kësaj propagande”, ka shkruar Rrahmani. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: