Rrahman Jashari edhe një mandat ne krye të SBASHK-ut: A do të ketë grevë e protesta?

Rrahman Jasharaj është rizgjedhur kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës.

Lajme

02/04/2022 17:01

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe Vjollca Shala, nënkrytare e SBASHK-ut.

Derisa ajo pohoi se punimet e këtij kongresi shkuan sipas planit, gjithashtu konfirmoi se më 8 prill SBASHK-u do të mbajë protestë.

Ajo gjithashtu tha se në këtë Kongres të SBASHK-ut është votuar edhe rezoluta për veprime sindikale.

“Në Kongresin e 8-të të SBASHK-ut është miratuar edhe rezoluta për veprime sindikale, që e kanë miratuar delegatët e kongresit dhe ashtu mbetet më 8 prill të fillojmë me protestë dhe për hapat e mëtutjeshëm do të shohim. Pra ne nëpërmjet rezolutës do të ndërmarrim veprimet sindikale për Ligjin e Pagave, për Ligjin e Skemave Pensionale të siguruara nga shteti dhe për sigurimin shëndetësor”, tha ajo.

Në anën tjetër, SBASHK-u ka paralajmëruar grevë të përgjithshme në rast se kërkesat e tyre për Ligjin e Pagave nuk plotësohen. /Lajmi.net/