Rrahje në Prishtinë, pesë të arrestuar, njëri dërgohet në tretman mjekësor

Policia e Kosovës ka njoftuar se pesë persona janë arrestuar të shtunën në Prishtinë, pasi që të njëjtit dyshohet se për motive të panjohura janë rrahur mes veti. Rasti ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazilu” rreth orës 09:10. Ndërkaq Policia njofton se me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në QKUK në…

Lajme

06/10/2024 09:04

Policia e Kosovës ka njoftuar se pesë persona janë arrestuar të shtunën në Prishtinë, pasi që të njëjtit dyshohet se për motive të panjohura janë rrahur mes veti.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazilu” rreth orës 09:10.

Ndërkaq Policia njofton se me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në QKUK në repartin e neuropsikiatrisë për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit tjerë pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/