Rrahje në një kafene te Xhamia e Llapit, theret me thikë një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një therjeje me thikë që ka ndodhur pas një rrahjeje fizike në një kafene në afërsi të Xhamisë së Llapit, në Prishtinë. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, i cili tha se autoritetet janë duke e trajtuar rastin dhe…

Lajme

09/09/2025 15:28

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një therjeje me thikë që ka ndodhur pas një rrahjeje fizike në një kafene në afërsi të Xhamisë së Llapit, në Prishtinë.

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, i cili tha se autoritetet janë duke e trajtuar rastin dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Sot rreth orës 14:30 kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor”, deklaroi Pllana.

Sipas Policisë, hetimet lidhur me rrethanat e incidentit tashmë kanë filluar dhe njësitë përkatëse janë në terren./Lajmi.net/