Rrahje në Leposaviq, dy persona përfundojnë me lëndime
Një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur në fshatin Trvçanë të Leposaviqit, ku si pasojë të dy kanë pësuar lëndime trupore. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit dhe viktimës u është ofruar tretman mjekësor për lëndimet e pësuara. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar, ndërsa rasti do të vazhdojë të…
Lajme
Një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur në fshatin Trvçanë të Leposaviqit, ku si pasojë të dy kanë pësuar lëndime trupore.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit dhe viktimës u është ofruar tretman mjekësor për lëndimet e pësuara.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.
“Trvcane, Leposaviq 18.10.2026-21:45 . Është raportuar për një rrahje në mes të dyshuarit mashkull kosovar dhe viktimës mashkull kosovar, të cilët si pasojë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport Policisë. /Lajmi.net/