Një muaj paraburgim për të dyshuarin që grabiti rreth 8 mijë euro në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit me inicialet Ç. Zh., i dyshuar për veprën penale të grabitjes. Sipas njoftimit të gjykatës, rasti ka ndodhur më 10 tetor 2026, rreth orës 15:00, në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë, në një lokal të identifikuar si “R. M. T.”. Sipas kërkesës së…

Lajme

19/10/2026 09:43

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit me inicialet Ç. Zh., i dyshuar për veprën penale të grabitjes.

Sipas njoftimit të gjykatës, rasti ka ndodhur më 10 tetor 2026, rreth orës 15:00, në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë, në një lokal të identifikuar si “R. M. T.”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i pandehuri dyshohet se, i maskuar dhe nën kërcënimin e një thike, e kishte urdhëruar punëtoren e lokalit që t’ia dorëzonte të gjitha paratë.

Në gjendje frike dhe paniku, punëtorja nuk kishte reaguar, ndërsa i dyshuari dyshohet se e kishte hapur dollapin ku mbaheshin paratë dhe kishte marrë rreth 8 mijë euro. Më pas, ai ishte larguar nga lokali me paratë e grabitura.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Samedin Cena, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

Paraburgimi do të zgjasë një muaj, nga 15 tetori deri më 15 nëntor 2026.

Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: