Rrahja te rrethi i flamurit, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një rrahje që ndodhi te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë. Nga kjo rrahje dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. Po ashtu për lajmi.net, Ahmeti…

Lajme

11/03/2025 11:37

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një rrahje që ndodhi te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë.

Nga kjo rrahje dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Po ashtu për lajmi.net, Ahmeti tha se lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona (njëri prej të lënduarve)

“Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha ajo. /Lajmi.net/