Rrahja në seancën ndaj Remzi Shalës: Policia tregon se si ndodhi ngjarja
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja në lidhje me përleshjen që ka ndodhur dje në Gjykatën Themelore të Prizrenit, në seancën ndaj Remzi Shalës, i njohur në luftë me nofkën “Molla e Kuqe”, i cili akuzohet për krime lufte.

Lajme
Policia e Kosovës ka thënë në raport se gjersa seanca gjyqësore po mbahej, palët pjesëmarrëse në seancë fillimisht janë fjalosur mes vete, e me pas janë përleshur fizikisht.
Raportohet për lëndime të lehta trupore të cilat i kanë pësuar palët.
Me vendim të prokurorit 5 personat e përfshirë në rast dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa personi i 6-shtë për të cilin ka qene duke u mbajtur seanca gjyqësore është dërguar në paraburgim.
Rasti nën hetime. /Lajmi.net/