Rrahja mes nxënësve në Gjilan, intervistohen pesë persona – Nuk ka të lënduar
Një rrahje mes disa nxënësve ka ndodhur sot rreth orës 09:45 në Gjilan, saktësisht në rrugën “Zija Shemsiu”. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Valon Osmani. Ai ka thënë se për në Stacionin Policor në Gjilan, janë shoqëruar dhe intervistuar pesë persona të cilët më…

Lajme
Një rrahje mes disa nxënësve ka ndodhur sot rreth orës 09:45 në Gjilan, saktësisht në rrugën “Zija Shemsiu”.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Ai ka thënë se për në Stacionin Policor në Gjilan, janë shoqëruar dhe intervistuar pesë persona të cilët më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
Nga ky incident, nuk ka persona të lënduar.
“Me datën 22.04.2025 rreth orës 09:45 kemi pranuar informacion se në rrugën ‘’Zija Shemsiu‘’ në qytetin e Gjilanit ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa të rinjve. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit duke identifikuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan pesë persona e përfshirë në këtë rast të cilët pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt gjyqësore. Nga kjo përleshje lëndime trupore nuk ka pësuar askush. Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan janë duke vazhduar me hetimin e gjitha rrethanat e këtij rasti në koordinim me Prokurorinë e Shtetit”, ka thënë Osmani. /Lajmi.net/