Rrahet një person, përfundon në QKUK

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet, ku disa persona dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike. Ndërkohë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka arritur një person i rrahur por nuk dihet nëse është personi në fjalë. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe Drejtori i Emergjencës…

Lajme

10/12/2024 00:00

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet, ku disa persona dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike.

Ndërkohë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka arritur një person i rrahur por nuk dihet nëse është personi në fjalë.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe Drejtori i Emergjencës Naser Syla.

“Nuk dihet se prej nga ka ardhur. Nuk ka lëndime të rënda. I njëjti është liruar për në shtëpi”, ka thënë Syla. /Lajmi.net/