Rrahën një person para gjykatës në Pejë, Policia tregon se si tentuan të ikin të dyshuarit

Rreth orës 13:30 Policia në Pejë u njoftua se dy persona rrahën një tjetër para objektit të gjykatës. Kështu ka bërë të ditur Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka dhënë detajet rreth identifikimit dhe arrestimit të dy të dyshuarve. Ai ndërkaq tregon edhe se viktima është dërguar për trajtim në emergjencën…

Lajme

18/10/2024 14:53

Rreth orës 13:30 Policia në Pejë u njoftua se dy persona rrahën një tjetër para objektit të gjykatës.

Kështu ka bërë të ditur Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka dhënë detajet rreth identifikimit dhe arrestimit të dy të dyshuarve.

Ai ndërkaq tregon edhe se viktima është dërguar për trajtim në emergjencën e spitalit në Pejë.

“Sot rreth orës 13:30, Policia është njoftuar se në afërsi të Gjykatës Themelore në Pejë, ka ndodhë një përleshje/rrahje mes disa personave. Policia menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes, aty ka takuar një person të lënduar të cilin e ka dërguar për tretman mjekësorë në emergjencë të spitalit. Personat e dyshuar janë arratisur nga vendngjarja. Pas pakë kohe policia ka arritë që t’i identifikojë dhe t’i arrestojë. Tani të njëjtët janë duke u intervistuar”, u shpreh Gashi në një përgjigje për lajmi.net.

Deri më tani nuk janë bërë të qarta motivet që kanë çuar deri te rasti./Lajmi.net