Rrah brutalisht gruan në Pejë
Polica e Kosovës ka arrestuar në qytetin e Pejës një shtetas kosovar me inicialet D.G. (1965) nën dyshimin se ka rrahur brutalisht bashkëshorten e tij me inicialet, (P.G.) 1976. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie.
Lajme
Një shtetas kosovar me inicialet D.G., është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka rrahur brutalisht bashkëshorten e tij me inicialet P.G. , të cilit më pas, i është shqiptuar masa e ndalimit policor.
Në një njoftim të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 11 në qytetin e Pejës, ku sipas hetimeve të para, thuhet se viktima është rrahur me mjet të fortë(druri) nga bashkëshorti i saj, për motive xhelozie.
“Policia e Kosovës pran stacionit policor në Pejë , rreth orës 11:00 të datës 24.02.2014 , është njoftuar nga viktima shtetasja shqiptare e Kosovës P.G.(1976) e cila ka kërkuar ndihmë nga policia , me që sipas viktimës ishte rrahur brutalisht nga bashkëshorti i saj , i dyshuari shtetas i Kosovës D.G.(1965) banues në rr. “ Nëna Terezë ” në Pejë.
“Menjëherë vendit të këtij rasti i janë përgjigjur njësitë policore të cilët kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe viktima është dërguar urgjent në emergjencën e Spitalit rajonal Pejë për t’i ofruar ndihmën adekuate mjekësore. Sipas mjekëve të këtij spitali,viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dorën e djathtë të thyer,dorën e majtë të lënduar ,shpinën dhe tërë trupin e lënduar).
“Sipas hetimeve të para preliminare , i gjithë rasti kishte ndodhur për motive xhelozie, ku i dyshuari me një mjet të fortë (druri) e kishte rrahur viktimën.
“Viktima është pranuar në repartin Ortopedik për tretman të mëtutjeshëm mjekësor , ndërsa i dyshuari është arrestuar nga hetuesit, intervistuar dhe më pas me vendim të prokurorit të shtetit iu ka caktuar masa e ndalimit policor ,ku do të vazhdohet me procedura të mëtutjeshme ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.