Rozana Radi me katër këngë në ‘Top Fest 11’

Rozana Radi, edhe pse jo pjesëmarrëse në këtë vit në Top Fest, ka shkruar tekste të plot katër këngëve, për këngëtarët ndër më të njohur të këtij edicioni.

ShowBiz

20/03/2014 18:41

Top Fest 11 këtë vit ka mbledhur plot yje të estradës sonë dhe konkurrenca që prej tash është e madhe. Këngët patjetër që do jenë të bukura, e në disa prej tyre ka vënë dorë edhe Rozana Radi.

Rozana njihet si një prej tekst-shkrueseve më të mira dhe më të kërkuara nga artistët dhe kolegët e saj. Ajo këtë vit nuk merr pjesë në Top Fest, por nuk është se do të mungojë prezenca e saj.

Rozi ka lajmëruar se në ditët në vazhdim do të transmetohen katër këngë nga artistë ‘big’ të skenës sonë, tekstet e të cilëve i ka shkruar ajo.

“Kam punuar me dashuri dhe përkushtim për realizimin e teksteve të tyre. Shijoni këto këngë sepse janë vërtetë magjepsëse.  Soni Malaj ‘Me të jeton’;  Era Rusi ‘Hajde me ne’; Endri dhe Stefi ‘Dashuria urren’;  Olta Boka & Erik Loshi ‘ Ti më ke mua’”, ka treguar Rozana për fansat e saj, duke i uruar të kolegëve shumë suksese.