Rozana Radi ka një mesazh për ndjekësit: Mos publikoni foto të varreve

Artistja shqiptare Rozana Radi, shpesh herë në rrjete sociale reagon për çështje të ndryshme. Së fundmi Rozana kërkoi nga ndjekësit që mos të publikojnë foto të varreve të familjarëve të tyre, shkruan lajmi.net. “Nuk ka gjë më të vështirë për mua kur shikoj njerëz që postojnë foto tek varret e familjarëve të tyre! Ju lutem…

ShowBiz

30/11/2022 17:05

Artistja shqiptare Rozana Radi, shpesh herë në rrjete sociale reagon për çështje të ndryshme.

Së fundmi Rozana kërkoi nga ndjekësit që mos të publikojnë foto të varreve të familjarëve të tyre, shkruan lajmi.net.

“Nuk ka gjë më të vështirë për mua kur shikoj njerëz që postojnë foto tek varret e familjarëve të tyre! Ju lutem mos e bëni! Askush nga ata që nuk jetojnë më nuk do ta donte këtë gjë”, shkroi ajo.

Tutje artistja pati edhe një mesazh.

“Mbajini në zemër kujtimet, dashurinë, dhimbjen. Çfarë do t’i tregoni “popullit” të Facebook dhe Instagram me këto foto? Ka disa gjëra që nuk ndahen me të gjithë! Ndaj quhet paqe e përjetshme!”, shkroi tutje ajo. /Lajmi.net/