Rozana Radi i publikon videon hajdutit kur hyn të grabis në dyqanin e saj

Rozi publikoi videon në Instagram.

ShowBiz

25/08/2020 09:43

Këngëtarja shqiptare Rozana Radi ka disa kohë që po merret edhe me biznes. E kësaj radhe në dyqanin e saj një mysafir i “paftuar”, ka tentuar të vjedh para në dyqanin e saj me fustane.

Një adoleshent është futur në ambientet e dyqanit të saj, duke shkuar menjëherë te arka e duke marrë disa të holla.

Ndonëse është përpjekur mos të dukej, shitësja e ka vënë re nga kamerat e sigurisë, teksa Rozana e ka ndarë videon në Instagram.

Te gjithe duart lart! ( Keto qe vodhi i ka pas me i prish te Folie, kurse 1 mije lekshin e donte per fat. Ndërkohë në story keni pot ë njetin sot duke vjedhur në një butik tjetër. Ka kohë ti sjelli paratë që ka vjedhur në të kundërt e dimë se kush është dhe se kush janë ata që i nxjerrin të vjedhin. Mendojeni mirë!, ka shkruar këngëtarja

Më poshtë e gjeni videon e plotë:

https://www.instagram.com/p/CESJq1RgmaG/