Rozana Radi i “djeg zhgënjimet me cigare” (Foto)
Krahas të qenit aktore dhe këngëtare, Rozana Radi është edhe një tekstshkruese e suksesshme.
ShowBiz
Ajo ka postuar një fotografi me cigare në gojë, të cilën e ka shoqëruar me disa vargje që janë pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj në Instagram.
“E ndeza përsëri cigaren! T’i djeg zhgënjimet një nga një. Në fund të fundit jeta ime shpesh herë ka qenë bardh e zi. Në hirin e cigares u dogj inati. Ashtu siç do të digjen nesër dëshirat ty. Thonë që ne jetë është i shkruar fati. Po ‘fati’ të shkruajë nuk di. R. Radi”, shkruan në postimin e saj. gazetaexpress/lajmi.net