Rozana dhe Laerti nuk reaguan kur Gjesti u godit me shuplakë nga Jozi dhe ra në tokë-u afruan vetëm Gerta dhe Egli

Në mesin e një situate të tensionuar dhe tronditëse, që ndodhi live gjatë spektaklit të Big Brother VIP Albania, një detaj që nuk kaloi pa u vënë re nga publiku ishte reagimi i Rozana Radit dhe Laert Vasili finalist të këtij edicioni. Ndryshe nga Gerta, e cila u trondit dhe bërtiti, apo Egli, që vrapoi…

ShowBiz

13/04/2025 09:39

Në mesin e një situate të tensionuar dhe tronditëse, që ndodhi live gjatë spektaklit të Big Brother VIP Albania, një detaj që nuk kaloi pa u vënë re nga publiku ishte reagimi i Rozana Radit dhe Laert Vasili finalist të këtij edicioni.

Ndryshe nga Gerta, e cila u trondit dhe bërtiti, apo Egli, që vrapoi menjëherë për të kërkuar ndihmë nga produksioni pas momentit kur Jozi goditi me shuplakë Gjestin, Rozana dhe Laerti qëndruan të qetë.

Teksa pamjet po transmetoheshin, Rozana dhe Laerti shihen duke ndjekur situatën pa ndonjë reagim të theksuar emocional, derisa vetëm u përshëndetën me Jozin.

Reagimi i ftoftë i dy banorëve tashme ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke nxitur komente të shumta nga shikuesit.

Edhe pse disa e konsideruan si reagim të kontrolluar dhe të matur, ndërsa të tjerë u shprehën të habitur se si dikush mund të qëndrojë aq indiferent në një moment dhune të hapur.

Ndryshe anipse tashmë kur kanë kaluar më tepër se tetë orë, rrjeti vazhdon të vlojë me reagime dhe analizime të çdo detaji të ngjarjes, e cila tashmë ka kaluar përtej kufijve të argëtimit dhe ka hyrë në sferën e debatit publik për etikën, dhunën dhe qëndrimin e figurave publike përballë situatave të ndjeshme. /Lajmi.net/