Rosell zyrtarizon dorëheqjen

Sandro Rosell ka zyrtarizuar dorëheqjen e tij nga posti i presidentit të Barcelonës. Ai u largua nga detyra pas akuzave për manipulim me shifra në transferimin e sulmuesit Neymar nga Santos gjatë afatit kalimtar të verës. “Mirëmbrëma të gjithëve. Gati katër vjet më parë, mijëra anëtarë të Barcelonës më votuan për president të Barcelonës. Gjatë…

Sport

23/01/2014 20:11

Sandro Rosell ka zyrtarizuar dorëheqjen e tij nga posti i presidentit të Barcelonës.

Ai u largua nga detyra pas akuzave për manipulim me shifra në transferimin e sulmuesit Neymar nga Santos gjatë afatit kalimtar të verës.

“Mirëmbrëma të gjithëve. Gati katër vjet më parë, mijëra anëtarë të Barcelonës më votuan për president të Barcelonës. Gjatë kësaj periudhë kemi punuar në mënyrë perfekte si njerëz të Barcelonës. Kemi sjell sukses në fushë dhe tejkaluam disa probleme të jashtme. Barcelona është e admiruar anembanë botës”, deklaroi Rosell gjatë paraqitjes së tij në konferencë për shtyp.

“Periudha e fundit dhe akuzat ndaj meje kanë lënë gjurmë tek unë dhe familja ime andaj kam vendosur të paraqes dorëheqjen e parevokueshme nga posti i presidentit të Barcelonës”, u shpreh ai.

Rosell do të zëvendësohet nga Josep Maria Bartomeu i cili do t’i vazhdojë projektet e klubit deri më 2016.