Rooney nuk është futbollist i madh

Ish mesfushori i Liverpoolit dhe Manchester Cityt, Dietmar Hamann ka kritikuar sulmuesin e Manchester Unitedit, Wayne Rooney duke thënë se ai nuk është futbollist i madh.

Sport

19/08/2014 15:31

Dietmar Hamann ka këshilluar kapitenin e Manchester Unitedit, Wayne Rooney të punojë më shumë nëse dëshiron të konsiderohet në mesin e futbollistëve më të mirë në botë.

Edhe pse Rooney është i treti në listën e realizatortëve më të mirë të gjigantit nga Old Trafford, ish mesfushori i Liverpoolit dhe Manchester Cityt, Hammam ka kritikuar sulmuesin anglez.

“Ju duhet të jetoni si një top futbollist. Nëse dëshironi të jeni më i miri, ju duhet të jetoni si më i miri”, deklaroi Hamann për “Perform”.

“Dhe, nëse ju dëshironi të argëtoheni në fundjava dhe të pini birrë ose ndonjë gotë verë më tepër, kjo mund të ketë ndikim negativ në paraqitjet e juaja dhe mendoj se këtu qëndron dallimi i madh mes Rooneyt dhe Cristiano Ronaldos. Rooney gjithmonë ka trokitur në derën e futbollistëve të klasit botëror por asnjëherë nuk e bëri hapin e fundit”, u shpreh gjermani.