Rooney mund t’a kalojë Bobby Charltonin

Wayne Rooney mund të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Kombëtares së Anglisë, nëse shënon sonte ndaj Zvicrës.

Sport

08/09/2015 16:05

Me golin e shënuar ndaj San Marinos, sulmuesi anglez e barazoi rekordin e Sir Bobby Charlton me 49 gola të shënuar, ndërsa në rast se shënon sonte ndaj ‘helvetikëve’, Rooney do ta thejë këtë rekord duke arritur në shifrën e 50 golave për Anglinë.

“Do të thoshte shumë për mua”, ka thënë Rooney për arritjen e rekordit

“Për gruan time, prindërit dhe fëmijët kur të rriten dhe të i shohin të arriturat e mia”