Rooney e Ferdinand ‘mbështesin’ Liverpoolin

Wayne Rooney dhe Rio Ferdinand kanë reaguar menjëherë pas barazimit mes Arsenalit dhe Liverpoolit 2-2 në Anfield.

Sport

22/12/2014 09:54

Dy lojtarët anglez kanë shkruar në rrjetin social, Twitter duke thënë se skuadra e Liverpoolit meritoi barazimin pasi luajti ndeshje më të mirë në përgjithësi.

The Reds avansuan pas 44 minutave lojë me golin e Coutinhos, por Debuchy barazoi një minutë më vonë. Golat e Giroud dhe Skrtel vendosën më pas rezultatin final 2-2.

Rooney dhe Ferdinand kanë postuar duke thënë se Liverpooli luajti shumë më mirë, dhe barazimi ishte gjëja më e vogël e mundshme në këtë takim.