Ronela inspirohet edhe në karantinë, shkruan disa vargje

Ronela Hajati publikoi vargjet që i shkroi në karantinë.

ShowBiz

16/04/2020 21:02

Ronela Hajati këto ditë po qëndron e mbyllur në shtëpi, ndërsa për momentin i janë prishur planet që kishte për koncerte dhe gjëra të tjera, shkruan lajmi.net.

Por, këngëtarja edhe gjatë kësaj kohe po inspirohet për të shkruar vargje të reja, e disa prej tyre i ndau me ndjekësit në rrjete sociale.

“Dua te qaj, por s’qaj dot vetem bertas se s’kam me lot nese do ishte ti ku jam une sot a thua do ia kishe dale dot? E nese murit kur e sheh ia thua te gjitha, nese tak thente, a s’do te kapte frika? Do te dijne te dobet, te raste pika! Po vishem e le te jem e liga…”, janë vargjet e Ronelës.

Ajo shtoi edhe fjalët “Krijime karantine (jo lage e do ta luj dmth). /Lajmi.net/