57 ditë protestë në Tiranë para Kryeministrisë: Jep dorëheqjen, duam qeveri teknike
Në protestën e 57-të poshtë godinës qeveritare, organizatorët përsëritën edhe njëherë se nuk pranojnë negociata me kryeministrin Edi Rama. Thirrjet kryesore edhe në protestën e 57 në bulevard ishin për dorëheqjen e gjithë klasës politike. Protesta u mbyll me marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës. E hëna do të nisë me protestë. Organizatorët…
Lajme
Në protestën e 57-të poshtë godinës qeveritare, organizatorët përsëritën edhe njëherë se nuk pranojnë negociata me kryeministrin Edi Rama.
Thirrjet kryesore edhe në protestën e 57 në bulevard ishin për dorëheqjen e gjithë klasës politike. Protesta u mbyll me marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës.
E hëna do të nisë me protestë.
Organizatorët njoftuan grumbullimin në sheshin “Skënderbej” që prej orës 8 të mëngjesit, për t’u drejtuar më pas drejt Kuvendit, ku është njoftuar një tjetër seancë plenare.