Ronaldo zbulon sekretet e suksesit

Cristiano Ronaldo i ka treguar sekretet që e bënë atë yll të nivelit botëror. Futbollisti portugez thotë se gjumi dhe ushqimi, por mbi të gjitha puna, e bëjnë një lojtar të mirë, yll. Për të, e rëndësishme është vazhdimësia.

Sport

18/04/2014 00:33

Cristiano Ronaldo, Topi i Artë dhe ylli i Real Madridit, ka folur për revistën So Foot Junior, duke e zbuluar sekretin e suksesit të tij.

“E kam gjithmonë një sy më të kujdesshëm drejt atyre lojtarëve që kanë paraqitje më të mira dhe duke i vëzhguar, e kam nxjerrë përfundimin se diferenca në mes lojtarëve të mirë dhe yjeve është puna”, ka thënë fillimisht futbollisti më i mirë në botë.

“Kam luajtur kundër lojtarëve me talent të jashtëzakonshëm. Kriter esencial për mua është rregullariteti. Shumë lojtarë i bëjnë 5,10,15 ndeshje të mira në vit”.

“Për të qenë i madh, nevojitet të jesh në gjendje t’i bësh 60 ndeshje të mira në vit. Çelësi është gjumi, të pushosh mirë, të hash mirë. Diferencën e bëjnë detajet”, përfundoi Ronaldo.