Ronaldo ‘tradhtohet’ nga shokët e skuadrës në Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo ka shënuar shtatë herë në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve që kur është transferuar në Juventus.

Sport

16/02/2021 12:38

Kjo statistikë nuk mund të quhet edhe aq arritur e madhe për një lojtar sikurse Ronaldo, mirëpo ai është lojtari i vetëm i cili ka shënuar gol për Juventusin në këtë fazë të Ligës së Kampionëve.

Portugezi, i cili është transferuar në vitin 2018 te Zonja e Vjetër, është kualifikuar në tre sezonet e fundit në fazën e 1/16-tës së finales, shkruan lajmi.net.

Që kur ka arritur Ronaldo në Allianz Stadium, ata kanë zhvilluar gjashtë ndeshje në fazën e eliminimit direkt, nga dy ndeshje me Atletico Madrid, Ajax dhe Olyimpique Lyonnais.

Hat-tricku në Torino ndihmoi Juventusin të kthente një humbje prej 2-0 ndaj Atleti në sezonin 2018-19.

Ai më pas shënoi në të dy ndeshjet kundër Ajax në çerekfinale, por gjigandët Hollandezë u kualifikuan me një fitore 3-2 në total.

Sezonin e kaluar, Juventusi u eliminua nga Olympique Lyonnais në këtë fazë, kur dy golëshi i Ronaldos në Allianz Stadium nuk ishte i mjaftueshme për t’i ndihmuar ata të kualifikohen në çerekfinale.

Bianconeri do të luajnë me Porton në kuadër të Ligës së Kampionëve, nesër me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/