Ronaldo: Topi i Artë, çmim i madh
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se Topi i Artë është një çmim i madh, mirëpo ai ka insistuar se në karrierën e tij mungon një titull me Portugalinë.
Sport
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se Topi i Artë është një çmim i madh, mirëpo ai ka insistuar se në karrierën e tij mungon një mirënjohje tjetër.
Reprezentuesi portugez është në mesin e tre finalistëve për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit së bashku me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi, dhe portierin e Bayern Munichut dhe Kombëtares gjermane, Manuel Neuer.
“Topi i Artë është një çmim i madh, por në karrierën time mungon një titull i rëndësishëm me Kombëtaren portugeze”, deklaroi Ronaldo.
“Kurse, me Realin objektivi është të fitojmë sa më tepër që është e mundur”, u shpreh ai.