Ronaldo reagon pas fitores në Kupën e Italisë, ka fjalë të mëdha për Juventusin

Cristiano Ronaldo ka reaguar pas fitores 2-1 në Kupën e Italisë ndaj Atalantas.

Sport

20/05/2021 10:37

Edhe pse portugezi nuk ishte protagonist në asnjërin prej golave të shënuar, ai zhvilloi një ndeshje të mirë, shkruan lajmi.net.

Pas kësaj ndeshje, Ronaldo ka reaguar duke postuar dy fotografi në llogarinë e tij zyrtare në ‘twitter’.

“Nuk mund të ndjehesha më i lumtur pas fitimit të një titulli tjetër me një klub të madh sikurse Juventus. Deri në fund! Përpara Juve!”, ka thënë Ronaldo.

E ardhmja e ish-sulmuesit të Real Madrid është vënë disa herë në dyshim këtë sezon dhe akoma nuk dihet nëse ai do të vazhdojë./Lajmi.net/