Ronaldo për ‘Topin e Artë’: Nuk dua të flas
Cristiano Ronaldo refuzoi të përgjigjet nëse fitorja e Portugalisë ndaj Holandës do të ndihmojë shanset e tij për të fituar edhe njëherë 'Topin e Artë'.
Sport
Ylli portugez dhe rivali i tij kryesor Lionel Messi kishin fituar çdo Ballon d’Or për një dekadë derisa Luka Modric shkatërroi dominimin e tyre në vitin 2018.
Pritet që sezoni i shkëlqyer i Leo Messit ta kthejë atë në ballin e favoritëve dhe ylli i Barcelonës ka një mundësi tjetër për ta dominuar listën e më të mirëve, ku me Argjentinën do luajë në Kupën e Amerikës, përcjell lajmi.net.
Kur u pyet nëse triumfi i Portugalisë në Ligën e Kombeve e afron atë për fitimin e ‘Topit të Artë’ të gjashtë, Ronaldo u përgjigj: “Qëllimi i ndeshjes ishte të fitonim dhe të luanim mirë”.
Ronaldo vazhdoi të kishte presion ndërsa po dilte nga zona mikse, kur u pyet përsëri për çmimin, duke i thënë gazetarëve: “Jo, unë nuk do të flas për Topin e Artë”. /Lajmi.net/