Ronaldo pensionohet në Real
Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga Real Madrid. Madje, ai do të pensionohet në Santiago Bernabeu, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Jorge Mendes.

Sport
Jorge Mendes insistoi se bashkëkombësi i tij, Cristiano Ronaldo, do të mbetet në Real Madrid.
Së fundmi kanë qarkulluar spekulime se Ronaldo mund të rikthehet në Old Trafford te Manchester United.
Mirëpo, Mendes ka konfirmuar se e ardhmja e Ronaldos është në Madrid.
I pyetur nëse Ronaldo do ta përfundojë karrierën në Real Madrid, Mendes dha një përgjigje që do të mirëpritet nga tifozët e klubit kampion të Evropës.
“Sigurisht. Ai nuk do të largohet nga Real Madrid”, u shpreh një prej menaxherëve më të mëdhenj në botë i cili ndër të tjerë përfaqëson edhe menaxherin e Chelseas, Jose Mourinho.