Ronaldo nuk shënon, Reali nuk fiton

Cristiano Ronaldo u largua i dëshpëruar nga Nou Camp të shtunën ku Real Madrid u mposht nga Barcelona me rezultat 2-1, në El Clasicon e parë këtë sezon. Ishte kjo mbrëmja kur ai ishte shumë i hidhëruar që gjyqtari ia refuzoi një kërkesë për penallti pas ndërhyrjes së Javier Mascheranos në zonë. Për më tepër,…

Sport

28/10/2013 15:15

Cristiano Ronaldo u largua i dëshpëruar nga Nou Camp të shtunën ku Real Madrid u mposht nga Barcelona me rezultat 2-1, në El Clasicon e parë këtë sezon.

Ishte kjo mbrëmja kur ai ishte shumë i hidhëruar që gjyqtari ia refuzoi një kërkesë për penallti pas ndërhyrjes së Javier Mascheranos në zonë.

Për më tepër, ai dështoi të realizojë në fushën që në të kaluarën ka qenë një prej më të preferuarave të tij. Serisë prej gjashtë ndeshjeve të njëpasnjëshme me shënime kundër Barcelonës në Nou Camp, i erdhi fundi. Ronaldo nuk shënoi, Reali humbi.

Në dy duelet gjatë këtij sezoni ku ylli portugez nuk arriti të realizojë – në derbi kundër Atletico Madridit dhe El Clasico kundër Barcelonës – Reali pësoi humbje.

Ronaldo nuk bëri paraqitjen e tij më të mirë kundër gjigantit katalan. Ai kishte vetëm dy mundësi në pjesën e parë dhe tentimin e tij tjetër në vazhdim, e ndali Victor Valdes.