Ushtarëve të FSK-së nuk iu paguan orët shtesë dhe po paditet ministria, Bajqinovci nga Komisioni s’e pranon këtë e tenton ta lavdërojë qeverinë
Deklaratat e deputetit dhe kryetarit të Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, Mefail Bajqinovci, lidhur me pagesën e orëve shtesë për pjesëtarët e institucioneve të sigurisë, po kundërshtohen si të pasakta. Bajqinovci kishte deklaruar se ushtarëve të FSK-së u paguhen orët shtesë tash e pesë vite dhe se ato nuk kompensohen më me ditë…
Lajme
Deklaratat e deputetit dhe kryetarit të Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, Mefail Bajqinovci, lidhur me pagesën e orëve shtesë për pjesëtarët e institucioneve të sigurisë, po kundërshtohen si të pasakta.
Bajqinovci kishte deklaruar se ushtarëve të FSK-së u paguhen orët shtesë tash e pesë vite dhe se ato nuk kompensohen më me ditë pushimi, raporton lajmi.net
“Ushtarëve të FSK-së i paguhen orët shtesë qe 5 vite, prejse VV ka ardh në pushtet dhe nuk kompenzohen më me “ditë pushimi”, kështu tha Bajqinivoci.
Megjithatë, sipas të dhënave dhe dokumenteve të siguruara nga Lajmi.net këto pretendime nuk qëndrojnë. Në një reagim lidhur me këtë çështje, theksohet se pagesat për orët shtesë nuk janë ekzekutuar për pjesëtarët e FSK-së, Policisë së Kosovës, si dhe për stafin shëndetësor në QKUK.
Për më tepër, avokati Agron Hoti ka dorëzuar dosje të shumta, me qindra faqe dokumentacion, duke përfaqësuar qindra pjesëtarë të FSK-së që kanë paditur Ministrinë e Mbrojtjes pikërisht për mos-pagesën e orëve shtesë në detyrë.
Pra, Mefail Bajqinovci po e merr timonin në dorë të Ministrisë së Mbrojtjes e të Financave për të thënë se nuk është e vërtetë që ushtarët e FSK-së po kompenzohen me ditë pushimi për orët shtesë, derisa sipas ligjit të pagave dhe sektorit publik, të njëjtit do të duhej të kompensoheshin me para.
Bajqinovci në Komisionin për Siguri mburrej e krenohej se po dërgohet FSK-ja me mision paqeruajtës në Gaza, mirëpo për pagesa e borxhin që ua ka shteti e Qeveria në të cilën ai vetë bën pjesë, lëshon deklarata të pavërteta. Në lidhje me këtë problematikë ne kemi raportuar vazhdimisht derisa tani po bëhen gati 4muaj që zyrtarët shtetërorë të lartcekur nuk janë paguar për orët shtesë, borxh ky i mbledhur në Qeverinë e Kosovës./Lajmi.net/
Më poshtë storien e përgatitur nga gazetari Selim Miftari: