Ronaldo nuk ia shtrin dorën Platinisë (Video)
Cristiano Ronaldo duket se është i irrituar me presidentin e UEFA-së, Michel Platini, pasi nuk ia shtrirë dorën gjatë mbrëmjes së kaluar.
Sport
Ronaldo ka rënë në qendër të vëmnendjes nga mediat, pasi nuk ka dashur t’ia shtrijë dorën presidentit të UEFA-së, Michel Platinisë.
Reali u shpallë Kampion i Botës për Klube, dhe gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Ronaldo e ironoi Platininë, të cilin nuk deshi as ta shikonte.
Presidenti i UEFA-së gjatë tetorit ka dhënë një deklaratë mjaft interesante duke thënë se: “Unë nuk votoj për Topin e Artë, por zakonisht atë e kanë fituar lojtarët që kanë triumfuar me shtetin e tyre në Kupën e Botës. Këtë vit duhet ta fitojë një gjerman.
Video